Saturday, December 13, 2025

Përparim Gruda në Shkup: Mbështetje për drejtësi për Thaçin, Veselin e Krasniqin

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 15, Përparim Gruda, ka marrë pjesë sot në Shkup në protestën e organizuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, shkruan rajoni.org.

Gruda ka bërë të ditur se përmes kësaj pjesëmarrjeje ka shprehur mbështetjen e tij për kërkesën për drejtësi dhe trajtim të barabartë për çlirimtarët, duke theksuar rëndësinë e unitetit kombëtar në këto momente.

Pas protestës, ai ka njoftuar se është ndalur për drekë me Ali Ahmetin, të cilin e ka cilësuar si simbol të rezistencës kombëtare.

Postimi:

Në Shkup, në protestën për drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe të tjerët.
Në fund, u ndala për drekë me simbolin e rezistencës kombëtare, Ali Ahmetin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer