Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë të ditur edhe një herë qëndrimin e partisë së tij lidhur me votën për kryekuvendarin.
Para tentimit të 18-të për konstituimin e Kuvendit, Gruda ka thënë se PDK nuk voton në diktat dhe se emri i Haxhiut po i mban peng institucionet.
“Është absurde. Albulena Haxhiu që mban peng institucionet e Kosovës. Nëse ajo sot zgjidhet kryetare e Kuvendit, a i ndryshon qytetarit të Kosovës sot jeta nëse ajo zgjidhet kryetare e Kuvendit. Jemi në një situtatë ku shoqëria kosovare në një anë, dhe në anën tjetër një emër i përvetshëm që po e mban peng vendin.
Po thuhet se përgjgjësia është e përbashkët, por ky argument nuk qëndron. Ne nuk votojmë nën diktat. Do të ishte shkelje e detyrimit që kemi marrë nga qytetarët. E po ashtu nuk votojmë në mënyrë të fshehtë. Pse duhet me fshehë votën para qytetarëve të Kosovës?”, deklaroi ai.