Anëtari i kryesisë së PDK-së dhe deputeti, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se sot ka vizituar Deçanin së bashku me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, dhe deputeten Eliza Hoxha, për t’i dhënë mbështetje kandidatit të kësaj partie për kryetar të komunës, Korab Mushkolaj.
“Deçani ka një potencial të madh, i cili duhet të vihet në funksion të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve. Këtë mund ta bëjë një profesionist si Korab Mushkolaj, doktor shkence në drejtësi dhe diplomat me përvojë të gjatë”, ka shkruar Gruda.
Ai ka theksuar se PDK do të jetë e bashkuar për ta përkrahur Mushkolajn, duke e cilësuar atë si kandidatin e duhur për të udhëhequr Deçanin drejt zhvillimit.