Kandidati i PDK-së për deputet, prof. Përparim Gruda, së bashku me Bedri Hamzën, takuan mësimdhënësit në një ngjarje të organizuar nga kjo parti, shkruan rajoni.org.
Ai theksoi se mësimdhënësit janë profesionistët e pazëvëndësueshëm dhe shtyllat e zhvillimit të shoqërisë, duke shtuar se PDK është lista fituese që do të ofrojë mbështetje të fortë për ta.
Postimi i plotë:
Mësimdhënësit meritojnë ma shumë – Ne do ta bëjmë realitet!
Kandidati ynë për Kryeministër, Bedri Hamza, prezantoi vizionin dhe programin tonë për arsimin:
✅ Rritje prej 50% të pagave për të gjithë mësimdhënësit
✅ Politika të reja që motivojnë dhe lartësojnë figurën e mësuesit
Mësimdhënësit janë shtylla e shoqërisë sonë – investimi në ta është investim në të ardhmen e vendit!
#PDK131 #PërparimGruda29