Thursday, September 4, 2025

Përparim Gruda për dyshimet se prokurori kërcënoi fizikisht krerët e UÇK-së: Fyerje për gjithë popullin dhe shtetin e Kosovës

Deputeti i PDK-së, ka reaguar ndaj raportimeve se prokurori i cili më parë punonte si sigurim në Gjykatën Speciale, kishte kërcënuar fizikish, sharë dhe ofenduar krerët e UÇK-së. Për këtë vet Thaçi kishte folur në Gjykatë.

Gruda, e ka quajtur ofendim për gjithë popullin e Kosovës, shtetin si dhe humbje të kredibilitetit të kësaj gjykate.

E plotë:

Kjo është e papranueshme. Të trajtohet në këtë mënyrë njeriu që ishte në ballë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, është fyerje jo vetëm ndaj figurës së tij, por edhe ndaj gjithë popullit dhe shtetit të Kosovës.

Një gjykatë që lejon praktika të tilla, duke harruar parimet themelore të drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor, e humb kredibilitetin e saj dhe shkel mbi besimin dhe pritjen që populli i Kosovës kishte që ajo të ofrojë drejtësi me standarde evropiane.

Kjo që po ndodh në Hagë është institucionalizim i padrejtësisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer