Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 15, Përparim Gruda, ka qëndruar në Vushtrri, ku u prit nga Naser Imeri, Qemail Imeri, Arian Imeri si dhe familjarë e miq të tjerë.
Gruda u shpreh i nderuar nga pritja e ngrohtë e familjes Imeri, duke vlerësuar lart kontributin e tyre të vazhdueshëm për Kosovën dhe përkushtimin ndaj vendit. Ai theksoi se takime të tilla e forcojnë besimin dhe bashkëpunimin me qytetarët në rrugëtimin drejt zhvillimit dhe ndryshimit.
Postimi:
Në Vushtrri pata kënaqësinë të takoj Naser Imerin, Qemail Imerin, Arian Imerin dhe familjarë e miq të tjerë. U ndjeva i nderuar nga pritja e ngrohtë e kësaj familje, e cila i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shumë Kosovës.
#PDK130✅
#BedriHamza1✅
#PerparimGruda15✅