Kandidati për deputet me numër 15 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka zhvilluar takime në Skenderaj me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, si dhe me qytetarë të kësaj ane.
Gjatë këtyre takimeve, Gruda theksoi rëndësinë e sakrificës së bërë për lirinë e vendit, duke nënvizuar se në Skenderaj sakrifica është shndërruar në dinjitet, ndërsa shpresa në forcë për të ardhmen e Kosovës. Ai u shpreh se mbështetja dhe besimi i qytetarëve janë shtysë për vazhdimin e angazhimit politik në shërbim të vendit.
Postimi:
Në Skenderaj, në shoqatat e dala nga lufta, dhe qytet, aty ku sakrifica u kthye në dinjitet dhe shpresa në forcë.
#PDK130✅
#BedriHamza1✅
#PerparimGruda15✅