Sulmuesi kosovar Labinot Bajrami është huazuar deri në fund të edicionit aktual nga Zuerichu te skuadra e Ëinterthurit pas përplasjes që pati me trajnerin Ricardo Moniz.
Trajnerit holandez i kishte dalë punë edhe me babin e talentit të Zuerichut.
Labinot Bajrami ishte inkuadruar në një lojë për Kupë disa javë më parë, ndërsa ishte zëvendësuar menjëherë pas 19 minutave.
Ai e kishte fyer trajnerin Moniz pas instruksioneve që i kishte marrë, e të cilat nuk i kishin pëlqyer.