Nominimi i Bashkim Ramosajt si kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit, ka ngjallur pakënaqësi në degën e kësaj partie atje.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj ka kontestuar procesin e nominimit të kryetarit aktual Bashkim Ramosaj edhe për një mandat.
Në një reagim në Facebook, Demaliaj ka thënë se në procesin e votimit nga Këshilli i Përgjithshëm kanë marrë pjesë persona që nuk janë anëtarë të AAK-së.
Demaliaj ka publikuar një fotografi në të cilën shihen dy vëllezërit e Ramosajt teksa votojnë për rinominimin e tij si kandidat të AAK-së për kryetar të Deçanit.
“Unë dua ta pyes kryetarin vetëm me dy pytje: 1.Pse nuk e nxjerr publikisht listen e anëtarëve të këshillit të përgjithshëm? 2. Sa nga votuesit që votuan në këtë mbledhje janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Degës së AAK-së duke përfshirë këtu edhe dy vëllëzërit tuaj që votuan në këtë proces?”, ka pyetur Demaliaj.