E hënë, 6 Janar, 2025

Përplasje në shoqatën e pensionistëve në Skenderaj – Komuna detyrohet t’a mbyll klubin

As prezenca e kryetarit të komunës nuk ka arritur t’i pajtojë pensionistët e Skenderajt që të arrijnë një marrëveshje mes vete, në mënyrë që komuna t’i ndihmojë ata me mjete financiare, shkruan portali rajoni.org.

Udhëheqësia aktuale, e kryesuar nga Shaqir Mecini dhe e zgjedhur në kuvendin e fundit të shoqatës, këmbëngul se është përfaqësuese legjitime e pensionistëve të kësaj treve. Kjo udhëheqësi thekson se është dalë nga zgjedhje legjitime të pranuara nga qendra përkatëse në Prishtinë dhe ka menaxhuar klubin e pensionistëve deri më tani.

Në anën tjetër, një grup tjetër pensionistësh në një takim të organizuar ku ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, ka zgjedhur një udhëheqësi të re për shoqatën. Mirëpo, ky grup nuk njihet nga udhëheqësia e Shaqir Mecinit, duke shkaktuar një përplasje të thellë brenda shoqatës.

Si pasojë e këtyre përplasjeve, komuna ka vendosur të mbyllë klubin e pensionistëve deri në arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme nga të gjitha palët. Kjo situatë ka lënë shumë pensionistë të pakënaqur dhe në pritje të një vendimi që do të zgjidhë krizën e krijuar./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer