Interi arriti mbrëmjen e djeshme një fitore të vlefshme kundër fiorentinës, duke shënuar 4 gola, për të siguruar 3 pikët.
Megjithatë, përveç protagonistëve si Lautaro Martinez, Marcus Thuram apo edhe Hakan Calhangolu, vëmendjen e ka marrë lojtari shqiptar, Krstian Asllani.
Shqiptari nuk u aktivizua fare në këtë ndeshje, por është ktheyr në kryefjalë për shkak të një veprimi jashtë fushe. Shqiptari ka lënë një koment jo të zakonshëm në një foto të Juan Cuadrado, ish-lojtari i Juventus që tashmë aktivizohet me Interin.
Teksa kolumbiani ka postuar një foto me Martinez ku uron skaudrën për fitoren, Asllani ka komentuar një figurë palaçoje krah emrit të Cuadrado.