E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Përse Zambia sekuestroi avionin e mbushur me para, armë e metale ‘të çmuara’?

Detaje të itinerarit të avionit dhe pasagjerëve të tij u zbuluan nga një gazetar egjiptian që më pas u arrestua.

Kur avioni misterioz u interceptua më 14 gusht në kryeqytetin zambian Lusaka, gazetari investigativ Karim Asaad, i cili punonte për platformën investigative egjiptiane Matsada2sh, nisi të ndiqte çështjen.

Ai zbuloi një rrjet të komplokuar pasagjerësh dhe ndalesash ku përfshiheshin kalime në Dubai, Emiratet e Bashkuara; Tel Aviv, Kairo, dhe Benghazi e Tripoli në Libi.

Por më 19 gusht autoritetet egjiptiane arrestuan Asaad në shtëpinë e tij në lindje të Kairos.

Agjencia Matsada2sh thotë se forcat e sigurisë sulmuan bashkëshorten e Asaad dhe kërcënuan fëmijën e tyre gjatë arrestimit.

Gazetari tashmë është liruar, por përse ishin autoritetet kaq të frikësuara nga informacionet që mund të publikoheshin, ngre pyetjen rrjeti i Katarit Al Jazeera.

Ata kanë mbledhur informacionet e mëposhtme për avionin misterioz, pasagjerët dhe ngarkesën e tij.

Të dhënat e fluturimeve tregojnë se avioni i tipit ‘Bombardier’ kishte fluturuar thuajse pa asnjë pengesë doganore në disa destiancione, sipas rrjetit matsada2sh.

Avioni duket i regjistruar në San Marino por operohet nga një zyrë në Dubai e lidhur me një shërbim avionësh privatë në Antwerp, Belgjikë.

Pronari i avioni i kishte kërkuar rrjetit të gjurmimeve të fluturimit FlightAware, të mos publikonte informacionin, teksa më tej avioni bëri 361 udhëtime në dy vjet, kryesisht nga Kairo drejt destinacioneve të ndryshme botërore.

Por më 14 gusht 2023, mjeti u ndalua në aeroportin Kenneth Kaunda në Lusaka, nga ku kishte ardhur prej Aman, në Jordani.

Autoritetet në Zambia kanë arrestuar deri tani 13 persona mes të cilëve gjashtë egjiptianë, katër zambianë, dhe individë nga Letonia, Holanda e Spanja.

Rrjeti Matsada2sh ka publikuar të dhënat e disa individëve që duket se janë një rrjet klandestin biznesmenësh nga Evropa deri në Lindjen e Mesme.

Për disa prej pasagjerëve mund të gjendet informacion më kollaj, si për shembull Shadrick Kasanda, i njohur ndryshe si “njeriu i floririt” prej postimeve të vetes pranë sasive të metaleve që duken si flori.

Një tjetër është një major i ushtrisë egjiptiane që ka punuar në ambasadën në SHBA, si dhe një zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme egjiptiane.

Matsada2sh ka emëruar gjithashtu pasagjerin Michael Adel Botros, biznesmen egjiptian që drejton grupin e teknologjive të luftës Amstone International Limited, me më shumë se tetë zyra në kontinente të ndryshme të botës.

Gjatë bastisjes së forcave të Zambias në avion, aty u gjetën më shumë se $5.5 milionë para te thata në disa kuti, pesë pistoleta dhe shumë municione për armët.

Zbulimi tjetër ishte rreth 600 copa metali që besohej se ishin flori por pas inspektimeve zyrtare u deklarua se ishin një aliazh bakri e zinku.

Hetimet vijojnë teksa presidenti zambian Hakainde Hichilemaka thënë se do të hetohen të gjithë personat e përfshirë për zbulimin e qëllimeve të mjetit misterioz.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer