Tuesday, May 13, 2025

“Persona të pandërgjegjshëm”, Komuna e Drenasit bën apel për qytetarët që të kujdesen ndaj pronës publike

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka bërë apel ndaj qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi ndaj pronës publike, pasi që disa statcione të autobusëve janë dëmtuar.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “për fat të keq, disa nga këto stacione janë dëmtuar nga persona të pandërgjegjshëm, duke i nxjerrë ato jashtë funksionit dhe duke shkaktuar dëme materiale që bien barrë mbi të gjithë komunitetin”.

“I bëjmë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi ndaj pronës publike. Çdo dëmtim i qëllimshëm i infrastrukturës komunale është vepër penale dhe personat që identifikohen si shkaktarë të këtyre veprimeve do të përballen me masa ligjore dhe ndjekje penale”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer