Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rrëmbimin e një personi mbrëmjen e kaluar.
Pasi një shok e raportoi të rrëmbyer dhe se është dërguar në një mal, ‘i rrëmbyeri’ është paraqitur në stacion të Policisë.
Njoftimi:
RRËMBIM
Rr. Fadil Vata, Prishtinë 26.02.2024. Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës. Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor. Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin. nuk raportohet për të arrestuar.