Saturday, November 1, 2025

Pesë Vushtrrias përfshihen në rrahje për bagëti, njëri përfundon në spital 

Një rrahje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Vushtrri, ku pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje rreth bagëtive.

Ngjarja është regjistruar më 31 tetor 2025, rreth orës 16:50, në të cilën janë përfshirë pesë të rinj.

Si pasojë e përleshjes, dy prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa njëri ka pësuar frakturë në këmbë dhe po trajtohet në spital. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe pas veprimeve hetimore janë intervistuar të gjithë personat e përfshirë.

Rasti është referuar Njësisë së Hetimeve për procedura të mëtejshme./Sinjali/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer