E shtunë, 9 Nëntor, 2024

Petkoviq pretendon se qëllimi i masave të Serbisë të na kthejnë në dialog

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, ka pretenduar se “grupi i masave me të cilat Serbia ka dalë për situatën në Kosovë kanë për qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe mundësojnë mbrojtjen e “popullit serb” të cilët po përjetojnë agoni për shkak të veprimeve të njëanshme të Albin Kurtit”.

Petkoviq ka thënë për tabloidin në shërbim të regjimit aktual serb, “Informer” se “Serbia ka dalë me një sërë masash që janë përgjigje ndaj gjithçkaje që Kurti po bën në politikën e tij antiserbe dhe spastrimin etnik”.

Ai ka pretenduar se “Prishtina e udhëhequr nga Kurti ka më shumë se dy vjet që po e shkatërron dialogun”.

“Ata po bëjnë gjithçka për të shkelur të gjitha marrëveshjet e dakorduara më parë, për të mos krijuar Asociacionin, për të përdorur akte të dhunshme për të dëbuar “popullin serb” nga Kosova, në radhë të parë nga veriu. Bëhet fjalë për spastrim etnik dhe ne kemi folur për këtë kur kemi kërkuar një sesion të posaçëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fillim të këtij viti. Tani, me këtë grup masash, që përfaqëson një paketë ndihme dhe mbështetje dhe një ofensivë diplomatike, duam të theksojmë se populli serb është sjellë në skaj të humnerës dhe se nëse bashkësia ndërkombëtare nuk përfshihet aktivisht, do të përballemi me një katastrofë që Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq nuk do ta lejojnë”, ka pretenduar ky servili kujdestar i liderit të tij suprem.

Sipas fjalëve të tij, “me këto masa Serbia po tenton ta ndalë Prishtinën në mënyrë paqësore dhe diplomatike”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer