Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka reaguar ndaj sjelljes së Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, shkruan rajoni.org.
Në një postim në rrjetin social “facebook”, Hajdari ka vlerësuar lart veprimin e deputetes dhe nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, duke thënë se “maskat ranë” dhe se “PDK është gjithmonë këtu për t’jua përplasur të vërtetën në fytyrë”.
Ai e ka cilësuar si degradim të pritshëm sjelljen e VV-së në Kuvend, duke thënë se alarmi me të cilin reagojnë ndaj përmendjes dhe shfaqjes së Kushtetutës, tregon saktë e qartë që janë përbërje politike jokushtetuese
Postimi:
Vlora Çitaku ju demaskoi. PDK ju demaskoi. Qytetari ju pa.
Prej një qeverisjeje normale do të ishte e çuditshme, prej VV-së është krejtësisht i pritshëm degradimi deri në këtë pikë i Kuvendit të Kosovës.
Alarmi me të cilin reagojnë ndaj përmendjes dhe shfaqjes së Kushtetutës, tregon saktë e qartë që janë përbërje politike jokushtetuese. Maskat ranë dhe Vlora Çitaku bëri punë të shkëlqyeshme, duke jua nxjerrë pafytyrësinë krejtësisht qartë.
PDK është këtu gjithmonë, për t’jua përplasur të vërtetën fytyrës.
Do t’ju dhimbte, po të kishit fytyrë. Por qytetari po ju sheh. Ju e dini dhe kjo e shpjegon panikun tuaj.
#meVlorën