Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 në komunën e Skenderaj dhe të Drenasit, shkruan rajoni.org.
Sipas statistikave, deri në këtë orë në Skenderaj kanë votuar 9,842 qytetarë nga gjithsej 53,329 me të drejtë vote, duke e bërë pjesëmarrjen 18.46%.
Ndërsa në Drenas, deri në orën 15:00 kanë votuar 15,140 votues nga gjithsej 56,703 votues me të drejtë votë, duke e bërë pjesënarrjen në 24,94%.
Këto të dhëna nuk përfshijnë votimin me kusht, votimin për persona me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës.