Pjesëtari i FSK-së dyshohet se u kanos nga vëllai i gruas në Skenderaj, shkak mosmarrëveshja më bashkëshorten e tij ushtare në FSK
Një rast kanosjeje është raportuar në Skenderaj, ku viktimë dyshohet të jetë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur më 26.02.2026 rreth orës 17:00 në rrugën “Selman Vojvoda”, ndërsa rreth orës 18:30 policia është njoftuar përmes telefonit për rastin.
Sipas deklarimit të viktimës L.K ( emër i njohur për Sinjalin), pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij, e cila gjithashtu është pjesëtare e FSK-së, ai është kanosur përmes telefonit nga vëllai i saj, F. Aliu.
Viktima është intervistuar në stacionin policor, ndërsa lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rast për veprën penale “Kanosje”.
Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave janë në zhvillim