E premte, 27 Shtator, 2024

Plagosi me armë një person në Skenderaj, vetë-dorëzohet dorasi

Para pak minutash portali rajoni.org raportoj për një ngjarje të rëndë qe kishtë ndodhur në Skenderaj, ku viktima [viti i lindjës 1972] është plagosur nga një person .

Rajoni mëson ekskluzivisht nga burimet e veta brenda policisë se dorasi menjehere pasi ka kryer aktin është vetëdorezuar në stacionin policorë të Skenderajt.

Kujtojme se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në rrugën “Bekim Berisha” në lagjen dy, shumë afër QKMF’së se këtij qyteti.

Rastin për portalin rajoni.org e ka konfirmuar zyrtarisht edhe zëdhënesi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:30, Policia në Skenderaj ka pranuar informatën për një person të plagosuar nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë, hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, ka thënë Zahiti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer