Rajoni.org raportoj ekskluzivisht së para pak minutash ka ndodhur një incident në kafen “Soma” në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj.
Sipas të njëjtave burime dyshohet së si pasoje e incidentit ka pasur te shtena me arme, ku dyshohet së një person është plagosur me 4 plumba në këmbë
Rajoni mëson së i plagosuri (emër i njohur për redaksin) është 44 vjeçar nga Kopiliq me banim në Mitrovicë. I njëjti është derguar me urgjence në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Ndërsa i dyshuari (emër i njohur për redaksin) është poashtu nga fshati Kopiliq i Komunës se Skenderajt.
Lidhur me rastin për rajoni.org janë deklaruar edhe policia e Kosovës.
“Skenderaj, 09 mars 2026 – Rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”, në Skenderaj.
Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në pergjigjjen e tyre.