Monday, February 24, 2025

Plagosja në Klinë, arrestohen dy persona të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy të dyshuarve lidhur me rastin e mbrëmshëm në Jashanicë të Klinës, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinё, me datën 23.02.2025, rreth orës 22:40, është njoftuar se nё rrugën “Ilir Merturi” nё Klinё, ka tё shtёna me armё zjarri.

Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar. I njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, gjithashtu edhe tre (3) tё lënduarit tjerё janё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё.

Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy (2) personave tё dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se përgjatë arrestimin janë sekuestruar një pistoletë, fishekë, karikatorë, gëzhoja dhe një thikë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer