12:13 / 9 February 2021
Një person është plagorus me armë zjarri në Prishtinë, në rrugën “Xhemaj Mustafa”, e njohur si “Santea”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Ajo tregon se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30.
“Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal ipër hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim e vendngjarjes. Personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq identiteti i personit të plagusor nuk është bërë ende publik, si dhe Ahmeti ka shtuar se njësitet policore kanë nisur hetimin për identifikim e autorit, si dhe shkaqet që lidhen me rastin.