Promotori i njohur i boksit Frank Warren, ka zbuluar për “Daily Mail” se një përballje mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Tyson Fury, të dy kampionë bote në peshën e rëndë, është duke planifikuar për në fillim të vitit të ardhshëm. Warren, që është edhe menaxheri i Daniel Dubois, mbeti i pakënaqur nga vendimi i gjyqtarit në raundin e pestë, që e cilësoi goditjen e britanikut të parregullt, nën brez.
25-vjeçari britanik e goditi Usyk me dorën e djathtë të fortë në pjesën e poshtme të barkut, gjë që bëri që arbitri të ndërpresë ndeshjen dhe t’i japë kampionit të peshave të rënda një time-out për t’u rikuperuar, duke e konsideruar goditjen nën brez. Warren u shpreh kundër vendimit, duke pretenduar se ishte një grusht i drejtë dhe kërkoi një revansh: “Organet drejtuese do të duhet ta shikojnë atë dhe të urdhërojnë një revansh”.
I pyetur se mos revanshi mes Dubois dhe Usyk do të prishte planet për duelin e madh mes ukrainasit dhe Fury, menaxheri shtoi: “Jo. Sfida midis Fury dhe Usyk është në planet tona për t’u zhvilluar në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky është ende plani. Në synonim që fituesi i meçit të së shtunës të luftonte me Tyson Fury në fillim të vitit të ardhshëm”.
“Në duelin ndaj Usyk, Daniel u trajtua padrejtësisht nga gjyqtari. Ajo që do të bëjmë është që të mbledhim provat tona fotografike dhe video dhe t’ua paraqesim atyre dhe t’ua prezantojmë çfarë u tha në mbledhjen e rregullave që përcaktonin se çfarë ishin të ligjshme dhe cilat ishin goditje të paligjshme dhe ata do të duhet të marrin një vendim”, shtoi Warren.