Anxhelina Hadërgjonaj njihet si një nga vajzat e showbizzi-it me stilin e saj të elegancës në veshje. Së fundmi, është vë në sy një veshje e saj e cila duket të kushtojë 13 mijë euro.
E veshur plotësisht me ‘Chanel’, pjesët që ajo ka zgjedhur të kombinojë kanë çmime mjaft të larta. Por, fansat kanë pyetur se si arrin Anxhelina të mbajë këto veshje të shtrenjta, kur ka një kohë të gjatë pa bërë ndonjë projekt të ri dhe ende nuk dihet puna e saj aktuale.
Kujtojmë se projekti i saj i fundit është kënga me Flori Mumajesi “Anash & Doja”, ku pati mjaft sukses.