E diel, 27 Tetor, 2024

“Po na largojnë veç me e favorizu QTA’në”, Qytetarët akuzojnë rëndë Komunën e Mitrovicës

Ndërmarrja lokale stacioni i autobusve në Mitrovicë po i largon kiosqet që gjenden brenda hapësirës së oborrit të tij, të cilat shfrytëzoheshin për shumë vite nga qytetarët për shitje të gjërave të ndryshme.

VeriuInfo ka pranuar ankesë nga njëri prej shfrytëzuesve të këtyre kiosqeve, i cili thotë se kioska nuk po i largohet vetëm familjarit të një njeriu me pozitë të fuqishme në PDK.

“Prej qituhi e kena majt familjen, tash po na hjekun veç me favorizu QTA-në. Krejtve po na hjekun, veç trafiken e vëllaun të B.Rh (emër i njohur për redaksinë), sepse ai është PDK dhe e ka lidhjen nalt”, ka thënë njëri prej tashmë ish shfrytëzuesve të kiosqeve në kushte anonimiteti për VeriuInfo.

VeriuInfo nuk do të publikoj emrin e këtij personi, për të cilin ish kolegët po thonë se po favorizohet për shkak të lidhjeve politike, derisa të përfundoj procesi i largimit tē kiosqeve.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer