E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

“Po targetohet grupi i Thaçit”- OVL konfirmon bastisjen e shtëpisë së Isni Kilajt

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë kryer bastisje të enjten tek Isni Kilaj, zyrtar i PDK-së, në shtëpinë e tij në Malishevë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’ nga krytari i OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu.

“Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEXIT ne mëngjësin e sotum vazhduan me bastisjen e shtepis te Komandantit Isni Kilaj”, ka shkruar ai.

Sipas tij, “po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin”.

Bastisja e tij ndodhi në të njëjtën javë kur Prokuroria e Specializuar dërgoi hetues tek shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Thaçi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer