Një risi për të gjithë ata që duan biseda me vlerë! Alketa Mecini dhe Sefer Aliqkaj kanë bashkuar forcat për të sjellë një podcast të ri, ku do të trajtohen tema të ndryshme me të ftuar të veçantë, të suksesshëm, histori frymëzuese dhe diskutime të hapura.
Episodi i parë tashmë është xhiruar, dhe shumë shpejt do të publikohet për të gjithë ata që duan të ndjekin këtë rrugëtim të ri. Ky podcast synon të sjellë perspektiva të reja, biseda inspiruese me njerëz të suksesshëm, tregime unike dhe biseda që vlejnë të dëgjohen.