Kompania “Ndertimi” e cila është kontraktuar nga Komuna e Skenderajt për mirëmbajtjen e rrugëve lokale gjatë sezonit të Dimrit është denoncuar nga banorët e fshatit Polac të Skenderaj, shkruan rajoni.org.
Sipas banorëve të cilët kanë kontaktuar redaksin e rajonit, kanë thënë së kjo kompani në rrugën e fshatit Polac vetëm është sillur dhe së e njëjta as nuk e ka pastruar rrugën e as nuk ka vëndosur kryp në rrugë.
“Shikoje foton, sot rreth orës 14:00 e kam shkrepur fotografin. Kamioni ka ardhe, amo as nuk e ka pastru rrugën e as pikën e krypës nuk e ka vendosur nëpër rrugë”, ka thënë ky banor për rajonin.