E premte, 15 Nëntor, 2024

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi të dyshuar nga komuna e Gjilanit.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kërkon ndihmën e qytetarëve dhe mediave për të lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar, Adnan (Shkuri) Cani. Datëlindja e tij është 02/09/1987 dhe adresa e banimit është në Fshatin Llashticë, Komuna e Gjilanit”, tha policia.

Kushdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tij, është i lutur të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, ose të përdorë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”.

Mund të na kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

Numrat kujdestarë: 192; 038 508 07001

Sigurojmë se të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer