E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Policia arreston dy persona, një 42 dhe një 27 vjeçar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me urdhër të gjykatës. Bëhet fjalë për një 42 vjeçar dhe një 27 vjeçar.

Siç bën me dije policia njëri ishte i dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale, posedim i paautorizuar i narkotikëve, ndërsa tjetri për armëmbajtje pa leje.

“Nga njësite të stacionit policor Qendra në Prishtinë dhe stacionit të Drenasit, në lokacione të ndryshme janë realizuar dy urdhëresa të gjykatës”, thuhet në njoftim të policisë.

Nga zyrtarët e stacionit Qendra, në një aksion është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Personi i dyshuar:

-A, E, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (2vite) për veprën Blerje, posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Ndërsa nga zyrtarët e stacionit policor të Drenasit është arrestuar i dyshuari:

V.K, mashkull, 27 vjeç, i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës për një rast armëmbajtje pa leje.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë dërguar për vuajtje të dënimit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer