Një 24-vjeçar dhe një 25-vjeçar janë arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit hodhën granatë dore në një shtëpi në fund të shkurtit të këtij viti.
“Në vijim të hetimeve për zbardhjen e veprave penale hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, sot me datë 17 mars 2026, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar për kryen e veprës penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.
“Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm dhe provave materiale të siguruara se të njëjtit me datën 27 shkurt 2026, në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore ) ku përveç dëmeve materiale nuk kishte dëme tjera”, vijon njoftimi.
Policia bën të ditur se ndaj të dyshuarve, me vendim të prokurorit, iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.