E mërkurë, 15 Janar, 2025

Policia arrin ta kap të riun që u denoncua për dhunim nga e dashura, Prokurori e lë të lirë

Gazeta Sinjali raportoi para disa ditësh për një rast të dhunimit, që dyshohet të ketë ndodhur më 14 qershor në Prishtinë, ku një 28-vjeçare ka raportuar në Polici se është dhunuar seksualisht nga dashuri i saj. I dyshuari nuk është arritur të kapet deri ditën e djeshme, pasi kishte qëndruar në arrati.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të shtunën i riu është arrestuar dhe më pas u shoqërua në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar lirimin e të dyshuarit, përkundër se në raste kur bëhet fjalë për vepra të tilla, urdhërohet masa e ndalimit policor.

Ngjarja dyshohet se kishte ndodhur sot në orët e para të mëngjesit të 14 qershorit, derisa çifti ishte në banesën e të dyshuarit në kryeqytet, ku i njëjti dyshohet se e ka detyruar të dashurën që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta raportojë të dyshuarin, me të cilin është në lidhje dashurie që rreth 1 vit.

Rastet e tilla kur burrat e dyshuar për dhunë në çfarëdo forme ndaj vajzave dhe grave lirohen nuk janë të rralla dhe shpesh ka ngritur debat në opinion se organet e rendit nuk po bëjnë mjaftueshëm për këtë dukuri shqetësuese.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer