E diel, 22 Dhjetor, 2024

Policia del me informacione për gjuajtjen me armë në Llapushnik, të dyshuarit ikën me veturë

Policia e Kosovës ka dalur me informacione zyrtare rreth ngjarjes me gjuajtje me armë në Llapushnik të Drenasit, ku persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të një kamioni që ishte në lëvizje, tranmeton portali rajoni.org.

Të shtënat janë dëgjuar dje rreth orës 10:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar dy gomat e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në
raportin e policisë.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer