E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Policia deklarohet për rajonin rreth aksidentit që i mori jetën 75’vjeçarit në Kopiliq të Poshtëm të Skenderajt

Portali rajoni.org pak minuta me parë ka raportuar për një aksident me fatalitet qe ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Kopiliq të Poshtëm të Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.

Burime të portalit rajoni.org bëjnë me dije së një veturë ka shkelur një këmbësor [75’vjeçar], dhe i njëjti si pasojë e plageve të marra dyshohet së ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rajoni.org edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkaktuar  në  fshatin Kopiliq të  Skenderajt.  Në  aksident janë  përfshirë   një  veturë dhe një  këmbësor, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara  ka humbur  jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçare.  Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit  trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në përgjigjen e tyre për portali rajoni.org.

Portali rajoni.org ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer