Policia e Kosovës ka shoqëruar dje rrorës 17:00 në stacionin policor një person të dyshuar në fshatin Llapushnik, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit 24’orësh të policisë, pas intervistimit të të dyshuarit, rasti është proceduar më tej në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.