Situata në Banjskë të Zveçanit duket se është më e qetë se e diela e 24 shtatorit.
E pavarësisht detyrave operacionale, policia po gjen kohë edhe për rekreacion.
Një zyrtar i njësisë speciale shihet teksa luan futboll me fëmijët serbë.
Klan Kosova ka siguruar pamjet që mund t’i gjeni mëposhtë.
Të dielën e 24 shtatorit u krye një sulm terrorist mbi policinë e Kosovës, të cilët kishin shkuar t’i heqin dy kamionë që e kishin bllokuar rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Si pasojë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.