Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grabitqare, në një rast që ka ndodhur në Prishtinë.
PK ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”