E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Policia gjen dokumente të Radojicicit në xhipat e sulmuesve në Banjskë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se në njërën prej veturave të sekuestruara në aksionin e djeshëm të policisë pas sulmit terrorist në Banjskë, janë gjetur edhe dokumente të kriminelit të njohur serb, Milan Radojçiq.

Ai para mediave shfaqi kopjen e këtij dokumenti, që është lejet e dhëna për armë për kriminelin e sanksionuar nga SHBA.

“Kemi gjetur dokumente që dëshmojnë pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në aksion. Kjo është lista me armët që ai posedon, me lejet që janë dhënë nga Serbia, gjetur në veturën e parë me radhë atje”, tha Sveçla.

“Brenda Manastirit janë gjetur harta e plana që tregojnë për organizimin e gjatë të mirëmenduar e bashkërënduar, kemi të bëjmë me sulm terrorist që është orhanizuar nga Beogradi, kjo është konstatuar edhe nga ekspertët vendor e ndërkobëtarë”, tha Sveçla.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer