Dy persona janë identifikuar nga Policia e Kosovës për shpërthimin e mbrëmshëm në Mitrovicën e Veriut, ku për pasojë mbetën të lënduar dy persona
Këtë e ka bërë të ditur për Insajderin zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
“Njësiti i Hetimeve Rajonale Mitrovica Veri ka vazhduar punën sot me intensitet të shtuar dhe tashmë i ka identifikuar 2 persona të cilët janë persona me interes për intervistim”, tha Elshani.
“Të njëjtit i kemi kërku edhe në shtëpit e tyre por nuk janë aty”.
Sipas Elshanit, besohet se ky konflikt ka qenë si pasojë e problemeve të mëhershme në mes viktimave dhe të dyshuarve.