Thursday, October 23, 2025

Policia jep detaje: 4 të lënduar nga aksidenti në Zabel të Ulët

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:30 në fshatin Zabel i ulët në Drenas.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të tri automjete janë përfshirë në aksident.

Ahmeti njoftoj se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar.

“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Zabel i ulët në Denas, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete.

Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer