E mërkurë, 23 Tetor, 2024

E rëndë: Ky është 36-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik sot në Klinë

Sot rreth orës 13:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Krushevë e vogël – Klinë, transmeton portali rajoni.org.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Mësohet se viktimë e këtij aksidenti është Besart Hoti nga Jashanica e Klinës, i lindur me 1988.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Në këtë aksident ishin të involvuara, një veturë dhe një kamion-cisternë, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos respektimit të shenjave të komunikacionit ( tejkalim në vijë të plotë). Si pasojë e këtij aksidenti njëri nga të lënduarit ndërron jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësorë” thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer