Një burrë ka vdekur pas një aksidenti në mes të tri veturave në Mitrovicë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në Mitrovicë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
“Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë Jugu 22.08.2023-08:35. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave. Si pasojë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.