Policia e Kosovës ka parashtruar kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje.
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
E dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin prill 2024.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.