Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje.Njësiti i Hetimeve të stacionit të Drenasit ka publikuar fotografi të të dyshuarve duke lutur që për informacione të kontaktohen në numrin e telefonit: 192, ose përmes emailit: [email protected].
“Njësiti i Hetimeve të stacionit të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”- thuhet në njoftim.