E premte, 15 Nëntor, 2024

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre personave

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e personave, të cilët dyshohen për përfshirje në një rast “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Policia ka publikuar foton e të dyshuarve, derisa ka kërkuar nga qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, të kontaktojnë në numrin e telefonit 192.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në postim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer