E shtunë, 26 Tetor, 2024

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi.

Ai kërkohet për dy raste të vjedhjeve.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në dy raste të vjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer