Saturday, May 31, 2025

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar këtë person, i dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.

“Personi në fjalë shihet në fotografi/video, dhe autoritetet po kërkojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë e cila ka edhe një apel për qytetarët.

“Kushdo që ka ndonjë informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar, lutet të kontaktojë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit zyrtar: [email protected]. Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për zgjidhjen e rasteve dhe ruajtjen e sigurisë publike”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer