Thursday, June 12, 2025

Policia konfirmon raportimin e rajonit, tre policët në Skenderaj suspendohen për 72-orë

Rajoni pak minuta me parë ka raportuar për suspendimin e tre zyrtareve policorë lidhur me incidentin që ka ndodhur sot në mëngjes në Skenderaj, ku eskorta e kryeministrit Kurti është sulmuar me vezë.

Suspendimin e tre zyrtareve policorë kishte ndodhur për shkak mos’reagimit të tyre.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës përmes një komunikatë.

Policia njoftoj se të njëjtit janë suspenduar në kohëzgjatje prej 72 orësh.
“Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh.

Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente”, njoftoj policia.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer