E premte, 20 Shtator, 2024

Policia kontrollon një lokal në Skenderaj, arrestohet një person për bixhoz

Policia e Kosovës ka kryer një aksion mbrëmë në rrugen 28 nentori” në Skenderaj, nën dyshimet për organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, shkruan portali rajoni.org.

Gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur si prova materiale:  shtatë aparate  të lojërave, dy televizorë për shërbime  të basteve, një kompjuter dhe disa dëshmi tjera.

Policia raporton se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar.

Komunikata e plotë:

Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Skenderaj, 16 gusht 2023

Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 16 gusht 2023, hetuesit policor në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.

Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: aparate te jorave të fatit, televizor, shtëpiza të kompjuterëve dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer